Bashkëshorti i lehonës së arrestuar përlot me rrëfimin: Gjendja e saj shumë ë vështirë, ia çova foshnjën në burg e kur ia mora nga duart…

Çuditë në vendin tonë sa vijnë dhe po shtohen dita-ditës, si paraqitet rasti i Diana Bahçja, e cila është arrestuar në fazë lehonie, vetëm 8 ditë pasi ka sjell në jetë djalin e saj.

Gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Bashkëshorti i saj Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër ka prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.

Në një intervistë televizive ai tha se ia kishte çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm.

“Kam qenë para tre ditësh dhe e ka takuar. Gjendja ishte shumë e vështirë, kur ia kam marrë prej duarsh ka ikur dhe nuk ka folur fare. Nuk ka reaguar deri ditën tjetër që e kam marrë në telefon”, rrëfeu ai.