Debati Luiz-Kristi, reagon Kiara: Në këtë lojë është “më i shpejti, më i shkathti” (Video)

Kiara i tha Kristit se i vjen keq për debatin që ai pati me Luizin, për faj të saj.

Ajo shtoi se e kishte harruar komplet atë bisedë dhe se nuk e kuptoi pse Luizi e riktheu sërish në vëmendje.

Kristi u shpreh se prandaj u acarua dhe debatoi, ndërsa e quajti shumë argument të ulët atë të Luizit.

Ai tha që do ishte më mirë, nëse Luizi do thonte që i erdhi rasti dhe u mor me të.

Kristi tha se është zhgënjyer për mënyrën se si e trajtoi Luizi çështjen, por nuk e ka marrë inat nga kjo gjë.