Shpejtësia bën ‘përshesh’ dy automjete në Krujë, aksident i frikshëm me 3 të plagosur, mes tyre…

Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta më parë në Krujë ku janë plagosur 3 persona.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues shtetasin D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin D. H., 23 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, shtetasi H. Z., 26 vjeç dhe shtetasja P. Xh., 15 vjeçe.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.