Sërish aksident në kryeqytet, urbani i ‘Tiranës së Re’ përplaset me ‘Audin’!

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ku një automjet tip “Audi” bëhet me dije se është përplasur me urbanin e “Tiranës së Re”.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i semaforit, çka ka sjellë dhe përplasjen në kryqëzim.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.