Revoltohet keq Aleks Visha: Unë kam ndërtuar Shqipërinë, ju po i vidhni po ju q*** r*** shqiptarëve

Dy personazhet e njohur të “Tik-Tok”, Aleks Visha dhe Kleviol Ameti dy ditë më parë u shfaqën duke lëvizur me shpejtësi skëterrë në tunelin e Kalimashit.

Ata i treguan ndjekësve të tyre teksa po lëviznin me 307 kilometra në orë me mjëtin e luksoz “Ferrari”. Madje, një moment në video shihet se në fund rrezikojnë dhe një makinë tip Mercedes Benz përpara tyre,

gjë e cila solli revoltë të madhe në rrjet, nisur dhe nga aksidentet e fundit të ndodhura në vendin tonë për shkak të shpejtësisë.

Ndërkohë, së fundmi Aleks Visha ka reaguar i revoltuar lidhur me titujt e lajmeve që kanë qarkulluar në portale dhe media pas publikimit të kësaj video, ku thotë se mediat e kanë shitur.

“Më kanë shit lajmet në Shqipëri. Me dënime, me dënime. Çfarë dënime ju kam bërë unë në Shqipëri? Po lekët e mija po qarkullojnë, edhe shumë shqiptarë si puna ime kemi ndërtuar Shqipërinë.

Si unë edhe çdo emigrant i Shqipërisë. Po ju po vidhni po ju q*** r**** shqiptarëve, po i pini gjakun”, dëgjohet të thotë Visha në video.