Anëtar i organizatës kriminale në Angli, Interpol prangos 49 vjeçarin nga Tirana (EMRI-VIDEO)

Një 49 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore. Shtetasi Merenglen Cani rezulton në kërkim ndërkombëtar nga Britania e Madhe.

Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

https://www.facebook.com/watch/?v=927976728635938

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit:

– Merenglen Cani, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.