Masakra në “Don Bosko”/ Gazetarja zbardh detajet e reja: Emri i Fatjon Muratit ka dalë në skenë në vrasjen e Brilant Martinaj

Gazetarja e kronikës Aida Topalli ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri.

Duke u ndalur te masakra e Don Boskos, ku u qëllua me breshëri armës në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit, Topalli tha se një nga pistat e hetimit është një hakmarrje e mundshme nga Ervis Martinaj apo nga njerëzit e tij të afërt. Gazetarja theksoi se Murati është një nga personat e aluduar si i përfshirë në atentatin e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku ndërroi jetë Brilant Martinaj.

“Emri i Fatjon Muratit ka dalë në skenë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe dy personave të tjerë të ndodhur më 17 korrik në mbikalimin e Fushë-Krujës. Është lakuar emri i tij dhe është thirrur në instancat përkatëse për të dhënë dëshminë e tij. Ndoshta kjo ka bërë që policia dhe prokuroria të ngrejë një dyshim të arsyeshëm se kemi të bëjmë me një hakmarrje të Ervis Martinaj, apo njerëzve të tij të afërt. Kjo është dhe një nga pistat e hetimit. Fati i Ervin Martinaj mbetet mister, që nga data 9 gusht që familjarët denoncuan humbjen e kontakteve me njeriun e tyre

Nuk dimë ende as ne që kemi të bëjmë me një hije të Ervis Martinaj apo me njerëzit që ai ka pas vetes, apo familjarë që po hakmerren për vrasjen e njeriut të tyre të dashur. Kjo punë do shkoj zinxhir se Brilanti ishte njeriu më i afërt dhe më i dashur për Ervis Martinaj”, tha gazetarja.