Shqiptari me sa duket e ka zët ta heqë këmbën nga pedali i gazit.

Shqiptari me sa duket e ka zët ta heqë këmbën nga pedali i gazit. A thua se ka bërë sherr gjatë gjithë jetës me pedalin e frenave dhe i vetmi shok tashmë i ka ngelur ai i gazit.

Duket si shaka, por është i vetmi shpjegim se përse në një vend kaq të vogël sa Shqipëria ndodhin një numër kaq i lartë aksidentesh në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Rasti i radhës na vjen nga Fieri ku nja autobus i madh ka rënë në kanal. Fatmirësisht deri tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Pamjet siç do t’i shikoni edhe vetë, nuk kanë nevojë për koment.