Tërmeti i fuqishëm në Ekuador, 14 viktima dhe 126 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.5 goditi Ekuadorin një ditë më parë. Raportohet se janë 14 viktimat dhe 126 të plagosurit por mendohet se numri të jetë më i madh. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi epiqendrën e tërmetit në rajonin bregdetar të Guayas, rreth 80 kilometra në jug të Guayaquil.

Tërmeti është ndjerë edhe në veri të Perusë, ku ka një viktimë. Goditja u regjistrua në orën 12:12 me orën lokale (18:12 në Shqipëri) në komunën ekuadoriane Balao, rreth 140 kilometra nga porti i Guayaquil dhe në një thellësi prej 44 kilometrash. Instituti Sizmologjik i SHBA-së vlerësoi një magnitudë prej 6.8 ballë të shkallës Rihter, ndërsa autoritetet sizmologjike peruane e vlerësuan atë me 7.0.

Pasgoditjet janë paralajmëruar dhe Instituti Oqeanografik dhe Antarktik i Marinës Ekuadoriane ka siguruar që goditja “nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të gjeneruar një cunami” në Paqësor.