Olta bën mashtrimin e madh për manipuluar lojën, produksioni sërish hesht dhe nuk merr asnjë masë ndaj saj

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Pas daljes së Armaldos, në shtëpi ka pllakosur trishtimi, heshtja dhe lotët. Olta u mërzit më shumë nga të gjithë banorët dhe u përlot.

Ajo u shpreh se nuk e priste fare këtë vendim, ndërsa disa prej banorëve të tjerë mendonin të njëjtën gjë, mes tyre edhe Kiara. Olta: Nuk e prisja daljen e Maestros, isha e sigurtë që do qëndronte. Më prek më shumë akoma që Luizi pas gjithë fushatës që bëri për ta nxjerrë jashtë është kaq i qetë dhe i lumtur.

Luiz: Për ty e bëra Olta. Tani nuk ke as më ke flet dhe as me kë rri. Është loja ime, e bëj si të dua. Kjo lojë portokall është, mundësia mbase të vjen dhe ty në dorë.

Olta kishte në dorë biletën e Armaldos dhe në momentin kur ajo hapi biletën nuk e bëri transparente por tha se bileta përmban STUDIO SHTËPI. Në të vërtet u krijua konfuzion dhe Oltës u kërkua të nxirrte biletën para kamerave dhe në të vërtetë bileta shkruante vetëm VAJTJE.

Ky ishte një mashtrim i hapur i Oltës për të manipuluar produksionin për të kthyer Armaldon në shtëpi pasi u prek shumë nga dalja e tij. Edhe pse mashtroi publikisht ndaj oltës nuk u mor asnjë masë ndërshkuese nga produksioni.