Dalin pamjet, ç’ndodhi mes Kiarës dhe Luizit në dhomën surprizë (Video)

Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë. Mbrëmjen e djeshme Arbana zbuloi surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti do qëndrojnë bashkë.

Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës, por e vetmja ankesë e tij ishte fakti që dhoma ka kamera.

Mbrëmjen e djeshme pas prime më në fund çifti patën mundësinë të kalojnë momente vetëm, megjithatë nuk shkuan më larg se puthjet e përkëdheljet.

Pak kohë më parë edhe Luizit edhe Kiara u shprehën se kurrë nuk do të kryenin marrëdhënie intime para kamerave dhe atë moment po presin ta finalizojnë jashtë shtëpisë.