Plăs shêrri fizik! Kristi gati sa nuk godêt Luizin, ndërhyn Qetsori (video)

Kristi dhe Luizi janë ndeshur në një debat vërtet të shëmtuar. Kristi i është afruar fizikisht Luizit edhe pse ky i fundit është munduar ta ftillojë. Shiko VIDEON më poshtë.

Luizi: “kështu e keni në Belgjikë, afroheni me t’ardh era e gojës me ba presiοn? Po ik tani…”Kristi që ftillohet dhe e pyet: “si si? Jo unë nuk po të bëj presiοn, unë po të them…”. Luizi: “po shtyu pra”

Kristi: “jo nuk do shtyhem. Ta kuptosh shumë mirë, për marrëdhëniet e mia këtu ti nuk do flasësh më!”Luizi: “do flas sa të mundem.” Kristi: “si? Bëje edhe njëherë këtë gabim, vazhdo. Ky përdor interesin që ka për Big Brother, e përdor për të më vënë mua në pozitë të vështirë me Keisin.”

Banorët u dukën të shqetësuar fhe Qetsori hyri në mes për ti qetësuar. Ndërkohë që banorët e tjerë nuk u pajtuan me Kristin. BAta kanë pasur pikëpyetje për faktin se gjatë prime-t të djeshëm, nuk është diskutuar krisja e marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit.

Ata kanë diskutuar së bashku në verandë për këtë çështje, duke ngritur hipoteza të ndryshme. Teksa disa prej tyre mendojnë se mund të diskutohet të martën, Luizi ka ngritur dyshime.

Sipas tij, vëllai i madh dhe publiku di diçka që banorët aty brenda nuk e dinë dhe kjo ka bërë që të mos diskutohet.