E gjeni dot kush është bukuroshja në foto? Sot njihet një si nga ish-banoret më të forta të Big Brother VIP Albania2

Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Tea Trifoni ka festuar së fundmi 24-vjetorin e lindjes. Teksa ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit, ajo vetë ka vendosur që në profilin e saj në “Instagram” të postojë disa fotografi kur ka qenë e vogël.

Në fotot në fjalë duket se Tea nuk ka ndryshuar shumë. Ajo ka të njëjtat tipare dhe po të njëjtën buzëqeshje.

“Kur isha e pa ndotur nga tmerret e njerëzimit #24”, ka shkruar Trifoni bashkëngjitur me imazhet që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime.

Sigurisht që nuk kanë munguar as urimet me rastin e ditëlindjes dhe gjithashtu fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet, ku kanë vënë theksin se ajo duket edhe sot njësoj sikur ka qenë e vogël.

https://www.instagram.com/tea.trifoni/?utm_source=ig_embed&ig_rid=16850b30-525e-4491-8212-13e9c92761f9