Masazh dhe prostitucion! Zbulohet “foleja” në Tiranë! E pësojnë edhe klientët

Në Tiranë është zbuluar një qendër prostitucioni ku janë arrestuar katër vajza, mes tyre administratorja dhe janë proceduar në gjendje të lirë disa persona të tjerë. Nga operacioni janë sekuestruar 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

U arrestuan; Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë. Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.