E zuri poshtë kamioni që po riparonte, humb jetën mekaniku

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Kurbin.

Mësohet se një 45-vjeçar me inicialet A.M ka humbur jetën në servisin ku po punonte.

Mekaniku 45-vjeçar po riparonte një kamion kur ai e zuri poshtë dhe i mori jetën.

Njoftimi i policisë:

Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.