‘Çmendet’ shoferi në Vlorë. Aksidenton këmbësoren më pas përplaset me një mjet. Dy në spital

Aksident i rëndë në Vlorë. Shoferi përplas një këmbësore dhe më pas pëson aksident duke u përplasur me një mjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40

A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.