Shpërthim i fortë në Allias, hidhet në erë mjeti i parkuar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Alliasit, në kryeqytet është regjistruar një shpërthim i fuqishëm. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, teksa sipas tyre janë dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar.

Qytetarët të trembur nga shpërthimi i fuqishëm, kanë telefonuar policinë. Kjo e fundit nuk ka ende një njoftim për ngjarjen. Mjeti është shkrumbuar totalisht, teksa nuk dihet ende kujt i përket dhe arsyeja e ngjarjes.