Të ftuarit i ndodh e papritura ‘LIVE’ në emision, prezantuesja nuk përmbahet, qesh me lot (Video)

Një prezantuese australiane po përpiqej më kot të frenonte të qeshurën e saj kur i ftuari nuk gjente dot sfondin e duhur në “Zoom”.

Alice Monfries, nga 9News Adelaide, postoi një klip në Twitter teksa intervistonte Mark Borlace, përfaqësues i klubit të Royal Automobile Association.

Në një moment, ai aktivizoi një filtër që i “vendosi” një kapele në kokë dhe ky imazh shkaktoi të qeshura me lot tek prezantuesja.

“Do të dal dhe do të hyj përsëri së shpejti,”- tha Borlace teksa e kuptoi se çfarë kishte mbi kokë.