Aksident i rëndë në vend, ndërron jetë në spital 43-vjeçarja e plagosur (Video)

Ka ndërruar jetë në spital shtetësish Flutra Bajrami 43 vjeçe, e cila mbeti e plagosur në orët e para të ditës në lagjen nr. 13 te qytetit.

Aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në zonën e Plepave në Durrës ku mbetën të plagosur tre persona.

“Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.” – njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.