Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

Gazetari i Top News, Eduard Halili ka sjellë detaje të reja në lidhje me hetimet që kanë nisur për sulmin e kryer pak pas mesnatës ndaj Top Channel.

Në një lidhje live për emisionin “Zona Zero”, Halili deklaroi se policia ka zbuluar që sulmi është kryer nga 3 atentatorë, ku një prej tyre ka qenë shoferi i makinës “Range rever” me të cilën lëviznin, ndërsa dy të tjerët kanë derdhur plot 25 plumba, duke i marrë jetën dhe rojes Pal Kola. Ai shtoi se makina e cila u gjet djegur, kishte brenda dy armët kallashnikovë, me të cilët u gjuajt drejt godinës.

“Sulmi është kryer nga 3 atentatorë. Makina ka mbërritur nga Mëzezi dhe ka kaluar para godinës. Pasi ka ecur për 300 metra në një rrethrotullim, është kthyer duke hapur zjarr ndaj godinës. Njëri ka qenë shoferi, ndërsa nuk dihet nëse dy personat e tjerë kanë qëlluar me të njëjtën armë apo janë përdorur dy armë. Plumbat kanë arritur deri në fasadën e katit të dytë duke çarë xhamat. Ata janë larguar në shkëmbin e Kavajës kanë lënë autostradën, më pas kanë shkuar.

Mjeti është dërguar, janë gjetur dy kallashnikovët, të cilët do analizohen për të parë nëse kanë gjurmë gishtash. Verifikimet po kryhen në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.”- deklaroi gazetari.