“Ngaqë s’kisha lekë disa nuk i bëja”, Rama ndan mesazh e pensionistëve që marrin falas fishat e diabetit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa mesazhe të pensionistëve, të cilët tashmë fishat e diabetit i marrin falas.

“MIRËMËNGJES 😊 dhë me mirënjohjen nga pensionistët që tashmë i marrin falas fishat e diabetit, ju uroj një ditë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

“Unë harxhoja 30 fisha në muaj. Meqë nuk kishim lekë disa i lija pa bërë” dëgjohet të thotë një i moshuar.

“Djali më tha mos u mërzit do t’i bleje unë, kur ti them tani se i kam fituar dhe i kam marrë falas” dëgjohet të thotë një tjetër.