Ndodh në Tiranë/ I riu hedh “nockout” në tokë efektivin e policisë e i ikën nga duart, kolegu i tij nuk e kap dot (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet ku një i ri është konfrontuar fizikisht me një efektiv policie.

Nga pamjet e JOQ duket se polici ka kapur të riun dhe kërkon ta arrestojë, por nuk e ka përballuar dot fizikisht.

Ky i fundit pas përpjekjeve për t’u larguar nga duart e efektivit, e ka goditur disa herë me grusht deri sa e ka rrëzuar në tokë.

Në pamje duket edhe një efektiv tjetër policie i cili nuk ka bërë dot të mundur kapjen e të riut që iku me vrap.