Kiara reagon pas shqetësimit të Luizit: Zgjohem dhe fle me ty! Përpara luani im!

Luizi i ka shprehur Visit shqetësimin e tij sesi Kiara po e sheh nga jashtë. Ai tregoi se e kishte planifikuar që të dilnin bashkë nga Big Brother e do i përballonin bashkë të gjitha.

“Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve”, tha Luizi.

Kiara e ka postuar këtë moment në Instastory duke treguar se ajo po e ndjek 24 orë.

Kujtojmë se Kiara Tito ishte e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania. Në përballej me aktoren Olta Gixhari, Kiara doli më pak e votuar nga publiku dhe u largua përfundimisht nga shtëpia e famshme të shtunën që lamë pas.