Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në By Pass-in e Shkodrës.
Sipas informacioneve bëhet me dije se dyshohet se në fokus ka qenë banesa e një polici.
Nuk raportohet për viktima ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes