Taksisti rrihet me të moshuarin në Tiranë, kalimtarët shohin por nuk ndërhyjnë (VIDEO)

Pamjet e një sherri mes një taksisti dhe një të moshuari në Tiranë janë bërë virale në rrjetet sociale këtë të mërkurë. Arsyet nuk dihen, por ajo që bie në sy është se kalimtarët shohin “shfaqjen” dhe nuk ndërhyjnë.

Është vetëm një grua, me gjasë shoqëruese e të moshuarit, që mundohet t’i ndajë, ndërsa të tjerët shohin me indiferentizëm atë që ndodh buzë rruge.