I bie pema sipër, humb jetën 42 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Berat ku një 42 vjeçar i zënë poshtë nga një pemë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

“Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al