Të shtëna me armë zjarri në vend, raportohen të plagosur dhe 2 të vdekur

KAVAJË

Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.

Deri më tani raportohet se si pasojë e përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, janë shënuar 2 viktima.

Foto Ilustruese

Akoma nuk ka një njoftim nga ana e Policisë së Shtetit lidhur me çfarë ka ndodhur në ambientet e një lokali.