Sherr me armë dhe thika në qendër të Kavajës, vriten dy të rinj (EMRAT-DETAJE)

Dy të rinj kanë humbur jetën pak çaste më parë pas një sherri me armë dhe thikë në një lokal në qytetin e Kavajës.

Mësohet se shtetasit Altin Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja janë konfliktuar brenda lokalit ndërsa njëri ka qëlluar me thikë.

Në këtë moment Altin Rexha i është përgjigjur duke e qëlluar Gosën me armë zjarri.

Raportohet se të dy kanë ndërruar jetë pasi janë transportuar në spital, përkatësisht njëri në spitalin e Durrësit dhe tjetri në spitalin e Kavajës.