Rama ndan mesazhin e pilotes së parë shqiptare: Vijojnë aplikimet për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA

Kryeministri Edi Rama diastën e ka nisur me një mesazh nga Armela Murati, pilotja e parë shqiptare e Forcave të Armatosura.

Rama teksa ndan mesazhin e saj, shkruan se vijojnë ende aplikimet për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që ashtu si pilotja e parë shqiptare, Armela Murati që u bë pjesë e Forcave të Armatosura duke ndjekur kursin e pilotit, të vijoni aplikimin për mundësitë e shumta të karrierës brenda FA, në https://www.mod.gov.al/rekrutim/, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.