“Përgatituni për fundjavën”/ Paralajmëron meteorologu dhe zbulon kthesën e fortë të motit

Dita e sotme do karakterizohet nga temperatura disi më të larta nga ditët e kaluara, ku përmirësimi është vënë re që në orët e para të mëngjesit.

Sipas meteorologut Hakil Osmani i cili ishte në një lidhje direkte me “Breaking” në Top News, u shpreh se temperaturat në ditët në vazhdim do përsojnë një rritje ku do jenë temperature pranë vlerave normale.

“Dita e sotme do të jetë në mbizotërimin e temperaturave disi më të larta, ku në orët e para të mëngjesit kemi patur përmirësim të tyre duke bërë që të kemi rritje me 2 apo 3 gradë celsius ku vlerat minimale janë ngjitur në -1 gradë në qytetet e zonave malore. Do të ketë rritje të temperaturave të ajrit edhe në orët e mesditës, do të regjistrohet vlera 17 apo 18 gradë celsius. Vijon të kemi rritje të temperaturave edhe gjatë ditës së premte duke bërë që maksimumet të ngjiten në vlerën 20-21 gradë celsius që në fakt janë temperatura shumë pranë vlerave normale, po ashtu edhe temperaturat e mëngjesit do të kenë rritjen e tyre.

Gjatë fundjavës parashikohet të kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale të ngjiten në zonat malore në orët e para të mëngjesit në 3-4 gradë, ndërsa në orët e mesditës do të kemi rënie të temperaturave të ajrit me 2-4 gradë celsius duke bërë që maksimumet të zbresin në vlerën 17 gradë celsius.