Përleshje me thika në Tiranë, i riu përfundon në spital. Policia zbardh detajet

Një ngjarje e rënda ka ndodhur në një shkollë në Paskuqan ku bëhet me dije se një 15 vjeçar është konfliktuar me një bashkëmoshatar me thika.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.