Kiara i dërgon dron Luizit dhe i jep mesazhin e koduar

Kiara ka surprizuar Luizin duke i dërguar një dron ditën e sotme. Me të parë dronin, Luizi u habit dhe u gëzua pa masë.

“Të kam Zemer, të dua Kiara”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga ish-banorja.

Por ky në fakt është një mesazh i koduar, pasi Luizi i tha Kiarës pak ditë më parë se nëse del jashtë dhe sheh që ka shumë fansa pro tij, t’i thotë: “Të kam zemër”.