Plas sherri mes banorëve në BBV, ja çfarë bëhet shkak. Shpërthen Fotini: Unë nuk i marr përsipër… (Video)

Çështja e papastërtisë dhe rrëmuja e vazhdueshme në shtëpi, ka krijuar sërish debat mes banorëve.

Mungesa e organizimit dhe neglizhenca e disa prej banorëve, bëri që Fotini të ngre zërin dhe të kërkoi që gjithësecili t’i sistemojë gjërat e veta.

Edhe Luizi kishte “rezerva” sa i përket papastërtisë në shtëpi. Ai në fakt është njëri prej banorëve që thuajse çdo ditë bën punë shtëpie.

Të paktën verandën e pastron gjithmonë dhe filxhanët e kafesë i lan në mëngjes.

Kjo nuk është hera e parë që banorët diskutojnë dhe ngrejnë zërin sa i përket rrëmujës në shtëpi.

Debatet për një çështje të tillë janë të shpeshta dhe shumë herë është vënë re mungesa e organizimit, ndonëse çdo javë në shtëpi caktohet një lider për mirëmbajtjen e ambientetit dhe për ndarjen e punëve.