“Ç’punë ke ti me Luizin”/ Dori shpë*rthen i revoltuar, publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda ‘Big Brother VIP’. Produksioni i ndërpret menjëherë sinjalin (Video)

Gjatë “Primes” të së martës Arbana Osmani i tregoi banorëve për tragjedinë e ndodhur brenda ambienteve të Top Channel ku tre persona të armatosur qëlluan në drejtim të televizionit duke lënë të vdekur rojen, Pal Kola.

Të mbetur pa fjalë nga ky lajm, banorët u vunë përballë pyetjes nëse ndihen të sigurt për ta vazhduar lojën e tyre.

Për të qenë më të qartë atyre ju dha mundësia për të komunikuar edhe me familjarët për të marrë më pas një vendim për vazhdimësinë e lojës së tyre brenda në shtëpi.

Sot Olta ka biseduar me bashkëshortin e saj Dorin, i cili nuk ka qëndruar pa i dhënë dhe disa mendime për mënyrën se si ajo po luan.

Me tone të larta zëri ai i ka kërkuar asaj që të merret me garën e saj dhe jo me banorin tjetër të shtëpisë, Luizin.

“Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin.

VIDEO