“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta habit me reagimin ndaj këngëtarit (VIDEO)

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete.

Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Fillimisht Olta deklaroi se ai sekret i përket Luizit, teksa ky i fundit nisi të bënte shaka duke mos e pranuar. Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete. Teksa Gerti ishte ai që kishte gjetur më shumë, u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=db9e0057-554e-4364-8329-ba1e346c3239