Plumbin në “gojë” dhe radion në xhep! Si e nxirrte shkodrani huq policinë?

52-vjeçari Blerim Hotaj është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit të koduar “servisi”. Nga kontrolli iu sekuestruan një armë zjarri, dy radio dhe pajisje të tjera si ato të policisë dhe një armë e ftohtë.

Shkodrani mbante në automjetin me të cilin qarkullonte radio për të monitoruar lëvizjet e shërbimeve të policisë. Gjithçka u gjet gjatë kontrollit brenda servisit të tij.

Madje arma e zjarrit, tip pistoletë ishte me fishekë në fole, gati për qitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.