“Babi po më vret”! Flet shoqja e shqiptares: Burri xheloz e nxiu dhe në fund i mori jetën

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga krimi brenda familjes shqiptare në Itali, ku burri ekzekutoi gruan me thikë pas një debati që përfundoi tragjikisht. Vrasja e 56-vjeçares Zenepe Uruçi i ka tronditur të gjithë. Viktima vuante nga xhelozia e partnerit të saj. Xhafer Uruçi e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz. Një mike e saj ka treguar të gjitha vështirësitë e gruas që u vra nga partneri i saj 62-vjeçar, Xhafer Uruçi, në Terni.

“Kohët e fundit jetonte me frikë. Më tha se sa më pak të qëndronte në shtëpi, aq më mirë ishte pasi kishte debate të vazhdueshme. Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë.

Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë.

Prej vitesh situata ishte përkeqësuar. Zenepja shpesh ishte nervoze, punonte vetëm. Me fëmijët dhe nipërit mund të gjente pak qetësi. Burri kishte probleme të ndryshme. Ajo ishte njeri i mirë dhe i ndjeshëm. Donte t’i ndihmonte të gjithë, por në fakt ishte ajo që kishte nevojë më shumë se të gjithë”, tregoi shoqja. Zenepja telefonoi djalin. Ka qenë ky i fundit që ka lajmëruar policinë pasi dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon duke kërkuar ndihmë.