Në kërkim të anëtarëve të bandave kriminale, ‘blindohet’ Vlora, FNSH mësyn në mënyrë të beftë në disa banesa (dalin pamjet)

Vlora është “blinduar” këtë të shtunë, me kontrolle intensive të befasishme, ku është angazhuar dhe FNSH dhe Forca e Posaçme Operacionale. Në njoftimin për mediat bëhet me dije se qëllimi i operacionit ka qenë për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.

“Strukurat hetimore dhe ato operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me disa grupe të FNSh-së, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit për të mbajtur në kontroll situatën kriminale, për të goditur rastet e mbajtjes së armëve të zjarrit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve me rekorde penale në kuadër të grupeve kriminale, kanë kryer kontrolle të befasishme në disa ambiente (kryesisht banesa) që dyshohet se përdoren nga pjesëtarë të grupeve kriminale. Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale“, thekson Policia.

Njoftimi nga Policia Vlorë

Kontrolle intensive të befasishme, për kapjen e shtetasve me rekorde të theksuara penale, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale.