Nga Trump te Papa me një xhaketë Balenciaga: Si inteligjenca artificiale mashtroi të gjithë planetin

Fotot thuajse realiste të liderit fetar të veshur si adoleshente shkaktuan kërdi në Twitter. Një produkt i inteligjencës artificiale ka mashtruar edhe përdoruesit më dinakë dhe dyshues të rrjeteve sociale, lidhur me fotot e Papa Françeskut që e shfaqnin atë me një veshje krejtësisht të ndryshme nga ajo që jemi mësuar ta shohim në daljet e tij publike, shkruan PROTOTHEMA.

Papa Françesku mahniti internetin gjatë fundjavës kur lideri fetar 86-vjeçar u shfaq me një xhaketë të gjatë të bardhë të dizenjuar nga shtëpia luksoze e modës Balenciaga në fotot e publikuara.

Një Papa super në modë dhe ndryshe

Shumica besonin se fotografia ishte po aq e vërtetë sa fjala e tij. Madje, ai u vlerësua për zgjedhjen e tij moderne. Ata besonin se Papa thjesht vendosi të kthehej nw modë, duke u shkëputur nga kodet dhe linjat tradicionale të veshjes. Kjo xhaketë e veçantë, e madhe, me një bel të theksuar dhe një kapuç po aq të madh, ishte diku mes “diçkaje që mund të vishte Papa për t’u mbrojtur nga i ftohti në një ditë dimri” dhe “kjo është diçka që vetëm një 25-vjeçar mund të vesh”, shkruhej nw disa komente në Twitter.

Krijuesi i fotove mashtruese

Artisti i AI që dyshohet se krijoi fotot është Pablo Xavier, një punëtor ndërtimi 31-vjeçar nga zona e Çikagos. Pablo Xavier, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin e tij, tha se ai ishte “kërpudha” kur filloi të luante me Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të krijojë imazhe realiste false.

“Sapo kisha idenë: Unë duhet të jem Papa. Pastaj erdhi si uji: “Papa në Balenciaga, pallto Moncler, duke ecur në rrugët e Romës, Parisit, gjëra të tilla”, tha Pablo Xavier.

I kënaqur me punën e tij, krijuesi i fotove pohoi se kishte shpërndarë fotot “perfekte” në grupin AI Art Universe në Facebook dhe më pas në Reddit. Por imazhi me të vërtetë u hodh sapo u shfaq në Twitter. Pablo Xavier pranoi se është padyshim e frikshme që njerëzit menduan se materiali ishte i vërtetë dhe nuk e kundërshtuan atë.

“Ndjehem sikur… Është çmenduri.”

Imazhet pothuajse surreale mashtruan edhe përdoruesin e zjarrtë të Twitter dhe supermodelen Chrissy Teigen, e cila shkroi të shtunën: “Mendova se xhaketa e papës ishte e vërtetë dhe nuk mendoja asgjë për të. Nuk po e mbijetoj aspak të ardhmen e teknologjisë”.