Makinat copë- copë në Pogradec! Ambulanca mbushet me të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë të Pogradecit.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, ndër të cilat edhe një fugon mallrash që transportonte fruta dhe perime.

Për shkak të përplasjes janë plagosur 6 persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore. Mësohet se 2 prej të plagosurve janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të plagosurit janë: Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi.

Siç shihet edhe nga pamjet më poshtë makinat e përplasura kanë marrë dëmë të mëdha materiale. Në vend ngjarje kanë arritur zjarrfikëset dhe policia.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.