Lajmi i zi! Ndahet papritur nga jeta arkitekti i njohur

Arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të shtune. Lajmi është bërë i ditur me anë të një postimi në Facebook nga Perfekti i Qarkut Korçë Nertil Jole.

“Është ndarë papritur nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Bregu.

Përveçse profesor i arkitekturës, Vladimir Bregu është projektues i shumë prej objekteve kryesore në Tiranë si Pallati i Kongreseve, Piramida (bashkë projektues) e shumë të tjera, ku ndërthuret tradita me elemente modernë.

Ndër shumë projekte të tij, janë edhe City Center në hyrje të Korçës dhe i njohuri si Kubi në qytetin tonë.

Ngushëllime familjarëve për humbjen e tyre!

Prof. Vladimiri u prehtë në paqe dhe qoftë i paharruar!”-ka shkruar perfekti Jole.