“Më ka harruar”, Olta vendos të largohet nga BBV, takimi me të birin thyen zemrat e shqiptarëve

Olta doli mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP” pas 100 ditëve qëndrim e izoluar në shtëpi. Shkak u bë malli për djalin e saj, Amarin. Teksa shkoi në studio, aktorja tha se ajo e ka fituar “Big Brother-in e saj dhe se prioritet për të është familja dhe djali”.

Olta: Unë e kam fituar Big Brother-in tim. Për mua prioritet është djali dhe familja ime. Për mua çdo ditë ka qenë një finale, kam luajtur me gjithë energjine time pa kursyer askend dhe asgje. Nuk jam pishman për asgjë.

Pas kësaj Olta ka takuar të birin në dhomën e surprizave duke krijuar një moment plot emocione.

“Nuk më njeh, më ka harruar”, ishin fjalët e Oltës mes lotësh.

Vendimi i aktoresh ka shokuar publikun, pasi ajo ishte një konkurrenete e fortë në garë, ku edhe ndjekësit e spektaklit e shihnin në finale.