LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Tiranë, këmbësori i pret rrugën mjetit

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Tiranë në zonën e Astirit.

Një mjet me drejtues shtetasin P.M ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili deri më tani nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.