Gurë në mes të autostradës Tiranë-Lezhë, qytetarët rrezikojnë të bëjnë aksidente

Çdo ditë përballemi me lajme të kronikës së zezë. Aksidente të shumta po regjistrohen në rrugë të shumta të vendit e kjo, për shumë arsye, mungesë të sinjalistikës ose papërgjegjshmëria e qytetarëve. Ndërkohë një qytetar ka rrezikuar një aksident jo për shkak të tij, por si pasojë e një guri të madh në mes të autostradës, Tiranë-Lezhë, në Mamurras.

Siç shihet goma e makinës së qytetarit është dëmtuar, teksa thotë se guri ka përfunduar në mes të rrugës, pasi në këtë aks kalojnë kamionë të mbushur me mbetje inerte. Prania e gurëve në mes të kësaj rruge mund t’i kushtojë jetën çdo njërit prej nesh që fati i keq do ta bënte të kalonte andej pari.

Qytetari:
Pershendetje. Ne aksin tiran lezh. Vendodhja mamurras. Gur ne mes te autostrades shkak kamionat e ngarkuar me gur. Po na rrezikohet jeta nket vend. E largova gurin per mos me pas njerzit e tjer jeten ne rrezik siq e kisha une

https://static.joq-albania.com/imagesNew/2023/04/339206632_4791328584325229_6909598981336932722_n-1.mp4?_=1