Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.
Ka qenë nëna e së miturës e cila është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 5 për të bërë kallëzimin.
“Shtetasja Xh. S., 37 vjeçe, banuese në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.