Luizi: Po e fitova Big Brother, të gjitha paratë do ja lë Kiarës

Luizi është shprehur se nëse ai e fiton Big Brother të gjitha paratë do t’ja lë Kiarës t’i menaxhojë.

Luizi i premtoi Ronaldos se në momentin që do marri paratë ai do t’i dhurojë atij 5 mijë euro, sepse e ndjen të arsyeshme sidomos pas faktit që gazetari para disa kohësh humbi babain e tij nga një sëmundje e rëndë.

Kujtojmë që Luizi ka premtuar gjithashtu që një shumë parash do ja japë edhe familjes së rojes Pal Kola, që u vra gjatë sulmit në Top Channel.