I FUNDIT/ Aksident i rëndë, përplasen dy makina, ka të plagosur

Aksident në aksin rrugor Bilisht – Kapshticë. Nga informacionet paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët po transportohen drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se kanë marrë dëmtime por janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak dyshohet lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut dhe humbja e kontrollit të njërit prej mjeteve.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.