E TRISHTË/ Ky është 50 vjeçari që vdiq dje në Lezhë, e motra u rrëzua gjatë pelegrinazhit në Kishën e Laçit

Personi që shihni në foto është Ndue Gjinaj i cili humbi jetën ditën e djeshme, pasi u rrëzua nga lartësia e fabrikës së miellit, ku punonte në Lezhë.

50-vjeçari ra nga një lartësi prej tre metrash dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë, nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen disa minuta pas ngjarjes në spital.

Rezulton se Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares, Gjele Biba që humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e shna ndout në Laç. Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrëzua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital për shkak të plagëve të marra.