“Me jep 1 mijë euro, i gjej punë direkt djalit tënd”, shpallet në kërkim mashtruesi nga Dibra

Një 38 vjeçar nga Dibra është është shpallur në kërkim për mashtrim. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, i cili dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë 1000 euro një shtetasi, duke i preemtuar se do t’i siguronte punë djalit të tij në Gjermani.

“Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.”- njofton Policia.