Përdh*n*het 19-vjeçarja shqiptare në Greqi, arrestohet bashkëkombasi dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Një 19-vjeçare shqiptare në Rethymno të Kretës ëhstë përdhunuar nga 3 persona.

Bëhet me dije se shqiptarja ka dëshmuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se teksa po argëtohej në një klub të njohur, ku këndonte një reper, një bashkëpuntoor i rij i ngusht e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel.

Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin. Pak më vonë, në hotel ka shkuar edhe reperi 24-vjeçar së vashku me një 30-vjeçar shqiptar dhe kanë përdhunuar në grup 19-vjeçaren.

Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin shqiptar, i cili po tentonte të arratisej nga ishulli i Kretës. 19-vjeçari pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor, ndërsa reperi 24-vjeçar dhe bashkëpuntori i tij mbeten të zhdukur.

24-vjeçari konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, por mediat greke ende se kanë bërë me dije emrin.